Me urdhër të Prokurorisë është arrestuar Nagip Krasniqi, krye-shef ekzekutiv i KEK-ut, nën dyshimin se ka kryer tri vepra penale

Gjykata e Apelit ka vendosur mbajtjen në arrest të krye-shefit të pezulluar të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi

Gjykata e Apelit ka refuzuar  ankesën e avokatit të  krye-shefit të pezulluar të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi, e cila ka kërkuar lirimin e tij nga paraburgimi. Lajmi është konfirmuar nga  avokati, Virtyt Ibrahimaga. Ai ka kërkuar që Krasniqi të lirohet nga paraburgimi dhe atij t’i caktohet një masë më e butë me qëllim që të sigurojë praninë e tij në procedurën penale si dhe në të njëjtën kohë, të respektohen parimet themeltare të drejtësisë. Drejtori  i Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi, u arrestua javë më parë nën dyshimin për kryerjen e tri veprave penale, “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Ushtrimi i ndikimit” , dhe “Konflikti i interesit”.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …