Gjykata e Apelit e Kosovës ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë në çështjen penale për rastin ku i akuzuar ishte edhe ministri i Infrastrukturës Liburn Aliu dhe pesë të tjerët. Aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda, i datës 14.06.2021, është anuluar dhe çështja i kthehet Gjykatës së njëjtë në rivendosje”, është thënë në njoftimin e Gjykatës së Apelit. Gjykata e Apelit e Kosovës pas shqyrtimit të shkresave të lëndës dhe ankesës së Prokurorisë në Prishtinë, në këtë çështje penalo-juridike, vlerëson se aktvendimi i ankimuar duhet të anulohet dhe çështje të kthehet në rivendosje” është thënë në këtë njoftim.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …