Pas konferencës së deputetit të Vetëvendosjes Sami Kurteshi, i cili e ka quajtur të paligjshëm caktimin e paraburgimit për tre deputetët e Lëvizjes, ata u liruan nga Gjykata e Apelit. Albin Kurtit e Donika Kadajt masa e paraburgimit u është zëvendësuar me masën e arrestit shtëpiak. Derisa ndaj deputetes Albulena Haxhiu, nuk është caktuar ndonjë masë sigurie. Të tre u arrestuan të premten, derisa ishin duke shkuar në seancën e Kuvendit të Kosovës, me urdhër-arrestin e lëshuar nga gjyqtari Beqir Kalludra. Shkak për këtë u bë mungesa e tyre në seancën gjyqësore, ku janë të akuzuar lidhur me hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës. Sami Kurteshi ka sqaruar se gjyqtari i rastit, Beqir Kalludra, nuk do të mund të lëshonte një urdhër arrest për deputetët, pasi që kishte një kërkesë për shkarkimin e trupit gjykues, të bërë një ditë më herët.
Kontrolloni gjithashtu
Thomas Countryman: Çështja e Kosovës nuk do të jetë prioritet për presidentin e ardhshëm Trump
Ish-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropën, Thomas Countryman, ka deklaruar se nën udhëheqjen e …