Gjykata e Apelit në ShBA ka ngritur disa pyetje në lidhje me ndalimin tashmë të diskutueshëm të presidentit Donald Trump, për ndalimin e hyrjes në ShBA për refugjatët dhe vizitorët nga shtatë shtete kryesisht myslimane. Paneli prej tre gjyqtarësh ka ngritur pyetje mbi kufijtë e pushtetit të presidentit Trump. Ata kanë pyetur nëse masa e Trump mund të konsiderohet anti-myslimane. Vendimi i Gjykatës së Apelit me bazë në San Francisco pritet të merret gjatë kësaj jave. Cilido qoftë vendimi, rasti sipas të gjitha gjasave mund të shkojë në Gjykatën e Lartë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …