Gjykata

Gjykata e Apelit lë në fuqi masat e sigurisë për 6 aktivistë të Vetëvendosjes, të dyshuar për terrorizëm (!)

Gjykata e Apelit e Kosovës ka lënë në fuqi masat e sigurisë ndaj gjashtë aktivistëve të Vetëvendosjes,  të dyshuar për terrorizëm. Në këtë mënyrë Apeli ka refuzuar si të pabazuara, ankesat e Prokurorisë Speciale të Kosovës  dhe avokatëve mbrojtës, kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 1.nëntor 2016. Sipas këtij aktvendimi, tre  të pandehurve i është caktuar masa e paraburgimit, ndërsa tre të tjerëve masa e arrestit shtëpiak. Të gjithë këta  po dyshohen nga na e prokurorisë se kanë kryer veprën penale “kryerje e veprës terroriste” nga neni 136 lidhur me nenin 135,  të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Ndërsa një i pandehur  edhe për  “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve. Gjykata e Apelit vlerëson se në rastin konkret janë plotësuar të gjitha kushtet ligjore për caktimin e paraburgimit dhe arrestit shtëpiak, të parapara konform dispozitave të Kodit të Procedurës Penale.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …