Gjykata e Apelit lë në fuqi masën e paraburgimit për Kurtin

Gjykata e Apelit ka njoftuar se ka lënë në fuqi masën e
paraburgimit prej 30 ditësh për deputetin e Vetëvendosjes, Albin Kurti. Në një
komunikatë për medie, kjo Gjykatë ka sqaruar se kolegji i përbërë prej tre
gjyqtarësh, ka refuzuar si të pabazuar ankesën e avokatës mbrojtëse të Albin
Kurtit, kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë. I pandehuri,
sipas Gjykatës së Apelit, dyshohet për tri vepra penale, siç janë: “Përdorim i
armës apo mjetit të rrezikshëm”, “Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës”
si dhe “shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”. Gjykata e Apelit vlerëson se ka
bazë ligjore për caktimin e paraburgimit, duke mbështetur arsyet e dhëna nga gjykata
e shkallës së parë. “Fakti se i pandehuri brenda një periudhe të shkurtër
kohore, dyshohet t’i ketë përsëritur veprat penale, tregon rrezikun se po te
gjendej në liri, ai prapë do të vepronte njësoj”, përfundon komunikata e Gjykatës
së Apelit.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja, Hykmete Bajrami

Hykmete Bajrami: Qeveria e kanë shti buxhetin në thes të babadimrit dhe kanë dalë me ble vota

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Hykmete Bajrami ka komentuar vendimin e …