Edhe në vitin 2019 sistemi i drejtësisë në Kosovë është përballur me shumë sfida dhe lëndë të papërfunduara

Gjykata e Apelit në bashkëpunim me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim lansojnë Buletinin për Praktika Gjyqësore

Gjykata e Apelit në bashkëpunim me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, sot do të lansojnë Buletinin e tretë për Praktika Gjyqësore të mërkuren. Buletini, që përmban udhëzime specifike, përfshirë praktikat kjartësuese, do të shërbejë si mjet për të përafruar praktikat gjyqësore që do të ndikojë në ngritjen e efikasitetit të gjykatave dhe prokurorive. Nikoqir i ngjarjes do të jenë kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala me këshillin redaktues të Buletinit. Në ngjarje do të merr pjesë kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi, kryetari i Gjykatës Supreme Enver Peci dhe përfaqësues tjerë të institucioneve të drejtësisë në Kosovë. Ky aktivitet është pjesë e projektit të UNDP-së Përkrahje Fuqizimit të Sundimit të Ligjit në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …