Gjykata e Apelit në kuadër të vetë Gjykatës Speciale ka refuzuar ankesën e mbrojtjes së ish-zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjatë luftës, Jakup Krasniqi. Me këtë vendim ai edhe më tej do të mbetet në paraburgim. Lajmi është bërë i ditur në një dokument të publikuar nga Gjykata Speciale. Me këtë rast Gjyakata e Apelit nuk ka evidentuar se në shkallën e parë ka pasur ndonjë ankesë. Në vendimin për mbajtjen në paraburgim, thuhet se Krasniqi ka rrezik të arratiset, të ndikojë në dëshmitarë dhe në procedurë.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …