Gjykata e Apelit në Hagë ka shpallur sot vendimin përfundimtar kundër kriminelit serb Ratko Mlladiqit, i cili adënua me burgim të përjetshëm. Ky kriminel fashist serb ishte komandant i përgjithshëm i Ushtrisë serbe në Bosnje, u shpall fajtor sot në vendimin përfundimtar, pas të cilit nuk ka më asnjë instancë gjyqësore që ia tjetërson apo ia ulë dënimin me burg të përjetshëm. Serbi Mlladiq i njohur si “Kasapi i Bosnjës”, ai u dënua në vitin 2017 me akuzat e gjenocidit, krimeve kundër njerëzimit dhe krimeve të luftës duke përfshirë terrorizimin e popullatës civile të kryeqytetit të Bosnjës, Sarajevë, gjatë një rrethimi 43-mujor dhe vrasjen e më shumë se 8,000 burrave myslimanë në Srebrenicë, në vitin 1995.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …