Gjykata e Apelit vërteton vendimin e Gjykatës Themelore, lidhur me vendimin e kundërligjshëm të Qeverisë-Kurti ndaj SHPK-së

Gjykata e Apelit vërteton vendimin e Gjykatës Themelore, lidhur me vendimin e kundërligjshëm të Qeverisë-Kurti ndaj SHPK-së

Gjykata e Apelit ka vërtetuar vendimin e Departamentit Administrativ të Gjykatës Themelore në Prishtinë, me të cilin është aprovuar në tërësi kërkesëpadia e Shoqatës së Prokurorëve të Kosovës, ndërsa është anuluar si i kundërligjshëm vendimi i të paditurës – Qeverisë së Republikës së Kosovës – për uljen e pagave të prokurorëve dhe gjyqtarëve, të 23 nëntorit 2022, duke e lënë kështu në fuqi vendimin e 12 shkurtit 2020. Ndaj këtij vendimi ankesë në afatin e përcaktuar ligjor kishte parashtruar pala e paditur Qeveria e Kosovës, raporton “Betimi për Drejtësi”. Departamenti Administrativ i Gjykatës Themelore në Prishtinë, me vendimin e 13 tetorit 2023, ka vlerësuar se pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve në sistemin e drejtësisë nuk mund të ulen gjatë mandatit të tyre, pasi që janë të drejta të fituara dhe të garantuara me ligj dhe si të tilla nuk mund të cenohen. Mirëpo Gjykata e Apelit ka gjetur se ankesa e Qeverisë është e pabazuar. “Ankesa e të paditurës u refuzua si e pa bazuar, ndërsa aktgjykimi i ankimuar u vërtetua si i drejtë dhe i ligjshëm”, thuhet në vendimin e Apelit.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …