Gjykata e Apelit

Gjykata e Apelit vërteton vendimin e Gjykatës Themelore në aktakuzën e Prokurorisë kundër Xh. Sveçlës, S. Zybës, F. Pacollit dhe D. Millakut

Gjykata e Apelit ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës e cila kishte konfirmuar aktakuzën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë ndaj ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dy deputetëve të Vetëvendosjes, Salih Zyba dhe Fitore Pacolli-Dalipi, si dhe deputetes së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Drita Millaku, të cilët akuzohen për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës në mars të vitit 2018. Lidhur me këtë rast penal refuzohen si të pabazuara ankesat e mbrojtësve të të pandehurve, avokatët Laur Prenaj,  Lavdrim Salihu,  Labinot Buzuku dhe Laura Pnishi, ndërsa aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, vërtetohet”, thuhet në vendimin e Gjykatës së Apelit, të përpiluar më 13 dhjetor 2024, raporton “Betimi për Drejtësi”. Sipas Gjykatës së Apelit, në këtë fazë të procedurës aktakuza e ngritur përmban të gjitha elementet e kërkuara sipas ligjit dhe se nuk ka vend për hedhje të aktakuzës, pasi nuk përjashtohet përgjegjësia penale e të akuzuarve. Në vendim thuhet se nuk ekzistojnë rrethana të tjera që pengojnë ndjekjen penale dhe se ka prova të bazuara mirë se të akuzuarit kanë kryer veprën penale për çka edhe po akuzohen.

Kontrolloni gjithashtu

KFOR-i konfirmoi se Qeveria-Kurti, ka nënshkruar zotimin për respektimin e marrëveshjes së vitit 2013 ndërmjet NATO-s e Kosovës për FSK-në

Autoritete të KFOR-it kanë  konfirmuar zyrtarisht se Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti, …