Krimineli serb, Zoran Vukotiq, i akuzuar për vrasjen e 4 civilëve shqiptarë më 5 maj të vitit 1999, është liruar nga akuza, për sikur thuhet në mungesë të provave. Polaku, Darius Sieliczki, kryetar i trupit gjykues, ka thënë se Vukotiqi “qëllimisht i rrahu dhe më pas i vrau Enver Rrustollin, Hamdi Fazliun, Avdulla Fazliun dhe Fahredin Fazliun në shtëpinë e familjes Fazliu, pasi edhe kishte rrahur e plaçkitur civilë të tjerë shqiptar”. Gjykatësi ka udhëzuar familjarët e viktimave të kërkojnë kompensim për dëmin që u kanë shkaktuar kriminelët serbë. Sieliczki, pas vendimit të trupit gjykues, tha se “nuk kishte dyshim për faktet, gjërat që kanë ndodhur në maj të vitit 1999, por ka pasur dyshime të mëdha lidhur me pjesëmarrjen e Vukotiqit në këto veprime si person përgjegjës për të gjitha ato të këqija që u kishin ndodhur familjeve.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti përshëndet njohjen e pasaportave nga Armenia, pavarësisht mungesës së njohjes së pavarësisë së Kosovës nga ky shtet
Armenia ka njohur zyrtarisht pasaportat e Kosovës. Kurti theksoi se ky është një hap i …