Gjykata e Hagës, njëjtë sikur gjykatat e Serbisë, dënojnë kriminelët sllavë me nga një vit burg për një shqiptarë të vrarë

Gjykata e Hagës, njëjtë sikur gjykatat e Serbisë, dënojnë kriminelët sllavë me nga një vit burg për një shqiptarë të vrarë

18-vjet më parë më 12 gusht të vitit 2001, forcat sllavomaqedonase të policisë kishin vrarë e maskaruar barbarisht dhjetë fshatarë shqiptarë në fshatin Luboten të Tetovës. Në mëngjes të 12 gushtit të vitit 2001 u zhvillua operacioni i ndërhyrjes së njësiteve policore – ushtarake në fshatin Luboten ku vranë dhjetë civilë shqiptarë, në mesin e tyre edhe fëmija 6 vjeçar Erxhan Aliu, si dhe Dalip Murati, Muharrem Ramadani, Mehmet Mehmeti, Rami Jusufi, Xhelal Bajrami, Kadri Jashari, Bajram Jashari, Sulejman Bajrami, Atulla Qaili,  Në atë aksion kriminal policor  u dogjën 14 shtëpi të fshatit, ndërsa u arrestuan dhe keqtrajtuan mbi 100 banorë të tjerë të fshatit, me arsyetimin e operacionit se në fshat ishin të pranishëm pjesëtarë të UÇK-së. Për këtë masakër kundër popullatës civile shqiptare Gjykata e Hagës  ka dënuar me 10 vjet burg kriminelin sllavomaqedon, Tarçullovski, për secilin shqiptar të masakruar në mesin ne tyre edhe një fëmijë 6 vjeç, me nga një vit burg, aq kushton jeta e një shqiptari për gjykatën ndërkombëtare të drejtësisë në Hagë.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …