Gjykata e Hagës refuzon kërkesën për pezullimin e procesit të Bashkim Smakajt

Gjykata e Hagës ka refuzuar kërkesën e Bashkim Smakajt për pezullimin e procesit në të cilin ai akuzohet për pengim të administrimit të drejtësisë. Vendimi i Gjykatëses së procedurës paraprake, Marjorie Masselot, u mor më 7 prill 2025. Mbrojtja e Smakajt kishte kërkuar pezullimin e procesit, duke argumentuar se Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk kishte siguruar informacionet e nevojshme për gjykatësen e procedurës paraprake gjatë konfirmimit të aktakuzës. Megjithatë, gjykatësja Masselot e refuzoi këtë kërkesë, duke theksuar se ZPS-ja nuk kishte shkelur detyrimet e saj dhe se intervista e dëshmitarit të përmendur do të shqyrtohet gjatë gjykimit, duke marrë parasysh argumentet dhe provat nga të dyja palët. Në përputhje me aktakuzën të konfirmuar më 29 nëntor 2024, Smakaj ngarkohet me dy vepra penale: për tentim për të penguar personat zyrtarë në kryerjen e detyrave të tyre dhe për mosbindje ndaj gjykatës. Këto akuza lidhen me periudhën midis 9 shtatorit dhe 30 tetorit 2023, dhe janë të dënueshme sipas disa nenëve të Kodit të Procedurës Penale dhe Ligjit për Gjykatën Speciale.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë. …