Prokurorja e Gjykatës së Hagës për Krime Lufte, Fatou Bensouda ka paralajmëruar se do të kërkojë miratimin për hapjen e hetimeve formale të akuzave për krime lufte në Afganistan. Ajo ka theksuar se ka “bazë të arsyeshme për të besuar se në Afganistan janë kryer krime kundër njerëzimit”. Vitin e kaluar, Bensouda ka thënë në një raport se ka baza paraprake për të besuar se “forcat amerikane kanë kryer krime lufte në Afganistan dhe në objektet e paraburgimit të CIA-s gjetkë, në vitin 2003 dhe 2004”. Raporti po ashtu ka nxjerrë në pah abuzime të kryera nga ushtarët afganë dhe talibanët. Nëse kërkesa e re e prokurores, Fatou Bensouda miratohet nga gjykatësit e gjykatës, zyra e saj do të hetojë, nën juridiksionin e gjykatës, “krimet e dyshuara nga secila palë në konfliktin e armatosur”.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …