Në Gjykatën themelore, në Prishtinë është mbajtur seanca e fjalës përfundimtare për rastin penal të kryetarit aktual të Kuvendit, Glauk Konjufca i cili akuzohet për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend. Në këtë seancë të dy palët në procedurë kanë deklaruar fjalën përfundimtare të tyre në lidhje me situatën. Prokurori, Besart Mustafa gjatë fjalës përfundimtare tha se bazuar në provat materiale dhe profesionale të administruara gjatë shqyrtimit gjyqësor, është vërtetuar se Konjufca ka kryer veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”. Prokurori Mustafa shtoi se nga raporti i vendit të ngjarjes, është vërtetuar se Policia ka dalë në vendngjarje dhe se afër vendit ku ka qëndruar i pandehuri Konjufca, është gjetur një bombolë e gazit lotsjellës. ndaj, në fund ai kërkoi që Konjufca të shpallet fajtor për veprën që i vihet në barrë dhe të dënohet sipas ligjit. Avokatja mbrojtëse e Konjufcës, Arbnora Zeqiri tha se prokuroria ka dështuar të zbulojë llojin e mjetit që është përdorur në mbledhjen e Kuvendit dhe në mungesë të një fakti të tillë kjo aktakuzë nuk do të kalojë. Gjykata e ka shpallur të përfunduar çështjen penale për përdorimin e armës në Kuvendin e Kosovës dhe seanca përfundimtare do të mbahet më 26 shkurt në orën 15:00.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …