Gjykata e Lartë e Maqedonisë së Veriut ka konfirmuar aktgjykimin për rastin “Monstra”, me të cilin marrin formë të prerë tre dënimet me burg të përjetshëm të shqiptuara për Alil Demirin, Agim Ismailoviqin dhe Afrim Ismailoviqin. “Gjykata e Lartë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke vepruar në rastin e njohur në opinion si “Monstra”, pas seancës publike të mbajtur më 27.06.2023 dhe pas seancës së mbajtur më 15.09.2023, ka nxjerrë aktgjykimin me të cilën ankesat e të pandehurve i hodhi poshtë si të pabazuara dhe vërtetoi në tërësi aktgjykimin e Gjykatës së Apelit – Shkup. Nga tre të dënuarit, vetëm Agim Ismailoviq është në burg, ndërsa Afrim Ismailoviq dhe Alil Demiri ndodhën në Kosovë. Krahas tre dënimeve të përjetshme, vitin e kaluar Haki Aziri ishte dënuar me 9 vjet burgim të formës së prerë, ndërsa Fejzi Aziri me 15 vjet burg. I akuzuari Sami Luta ishte i vetmi që u lirua nga akuzat. Vrasja e pesëfishtë në liqenin Smillkovës ndodhi më 12 prill 2012. Për këtë lëndë ka pasur dy procese gjyqësore, pasi në vitin 2017 Gjykata e Lartë e ktheu lëndën tek ish-Prokuroria Speciale.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …