Gjykata e Lartë e Shqipërisë nuk ka pranuar kërkesën e Sali Berishës e Jamarbër Malltezit për shuarjen e masave të sigurisë

Gjykata e Lartë e Shqipërisë nuk ka pranuar kërkesën e Sali Berishës e Jamarbër Malltezit për shuarjen e masave të sigurisë

Gjykata e Lartë e Shqipërisë nuk ka pranuar kërkesën e Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit për shuarjen e masave të sigurisë, në të cilët të dy ndodhen në ‘arrest shtëpie’ për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani. Gjithashtu nuk ka pranuar as kërkesën  e SPAK, për rikthimin në qeli të dhëndrit të Sali Berishës, Berisha akuzohet se kryer korrupsion pasiv në bashkëpunim me Jamarbër Malltezin, bashkëshortin e vajzës së tij, ndërsa ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktet nënligjore për t’i përshtatur sipas nevojave të pesë familjeve pronare në kompleksin sportiv Partizani, ku përfitues ishte drejtpërdrejt edhe dhëndri i tij. Malltezi akuzohet se ka kryer korrupsion pasiv në bashkëpunim me vjehrrin e tij Sali Berisha, duke shfrytëzuar pushtetin e tij si kryeministër, duke përfituar nga privatizimi i terreneve dhe objekteve sportive, nga ndryshimi i destinacionit nga zona sportive në zona banimi, shuma të konsiderueshme në cilësinë e investuesit nga shoqëria “Homeplan” pa investuar në të, si dhe përfitime të marra para se të deklarohej si bashkortak në këtë shoqëri. Ndërsa në bashkëpunim me ndërtuesin, Fatmir Bektashi, Malltez ka kryer veprime financiare, transaksione të copëzuara, apo në kesh, për të fshehur origjinën dhe për të përfituar në mënyrë të paligjshme shuma deri mbi 5 milionë euro.

Kontrolloni gjithashtu

Jorn Rohde: Kosovën e pret një punë e vështirë, për t’i bindur ministrat e Jashtëm të KE-së që ta miratojnë anëtarësimin e saj

Gjermania ndalon tubimet elektorale të Kosovës në tokën gjermane

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka bërë të ditur se partitë politike dhe …