Gjykata e Lartë në Shqipëri mori vendim që i pandehuri, Sali Berisha, të vazhdojë të qëndrojë nën masën “arrest shtëpie”

Gjykata e Lartë në Shqipëri mori vendim që i pandehuri, Sali Berisha, të vazhdojë të qëndrojë nën masën “arrest shtëpie”. Kolegji Penal vendosi ta lërë në fuqi vendimin  e 25 janarit të Gjykatës së Apelit të Posaçëm për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Sali Berisha ndodhet në arrest shtëpie që prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar, pas vendimit që kishte marrë nga gjyqtarja Irena Gjoka. Sali Berisha  dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në kohën kur Berisha ishte kryeministër, kanë kryer shkelje në procedurat e privatizimit të ish-kompleksit të klubit “Partizani”.(TopChannel)

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …