leoni

Gjykata e Lartë refuzoi kërkesën e Sali Berishës dhe të dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi për heqjen e masës “arrest në shtëpi”

Gjykata e Lartë refuzoi kërkesën e Sali Berishës dhe të dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi për heqjen e masës “arrest në shtëpi”. Gjyqtarët, Ilir Panda, Sandër Simoni e Sokol Binaj kanë hedhur poshtë dy rekurset e ish-kryeministrit dhe dhëndrit të tij për revokimin e masës së sigurisë “arrest në shtëpi” si dhe për zëvendësimin e kësaj mase. Më herët, Berisha dhe Malltezi kishin kërkuar përjashtimin e kësaj trupe gjykuese, kërkesë e cila u rrëzua më datë 10 të këtij muaji. Avokati i Sali Berishës pretendon se nuk ekzistojnë kushtet dhe kriteret që ai të hetohet me masë sigurie. Ai akuzohet për korrupsion pasiv gjatë privatizimit të kompleksit sportiv “Partizani”. Malltezi akuzohet për korrupsion pasiv dhe pastrim parash, po për të njëjtën çështje.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj

Fatmir Limaj: Abstenimi në votimin për kryetaren e kuvendit është e drejta ime

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, nuk ofroi shpjegim të detajuar për vendimin e tij …