leoni

Gjykata e Lartë rrëzoi Prokurorinë Përgjithshme për rishqyrtim lidhur me 21 Janarin

Gjykata e Lartë rrëzoi Prokurorinë Përgjithshme për rishqyrtim lidhur me 21 Janarin

Pasi e mbajti 3 vjet në dhomë këshillimi, Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e Prokurorisë së Përgjithshme, e cila këmbënguli  edhe në shkallën e fundit të gjyqësorit për 21 Janarin, dënimin me 23 vjet burgim për Ndrea Prendin dhe 25 vjet për Agim Llupon. Por deri të hënën pasdite, vendimi nuk ishte dorëzuar ende i zbardhur në Sekretarinë e Gjykatës, ndërsa informacioni nuk konfirmohet zyrtarisht. Kolegji Penal i gjykatës supreme është mbledhur të premten dhe vendimi duket se është marrë të hënën paradite, duke rrëzuar rekursin e Prokurorisë së Përgjithshme. Kolegji Penal, i përbërë nga Edmond Islamaj, Artan Zeneli, Aleksandër Muskaj, Guxim Zenelaj dhe Shkëlzen Selimi lë kështu në fuqi vendimin e gjykatës së Apelit Tiranë. Vendimi i Apelit u dha në vitin 2013 dhe dha dënimin me një vit burgim për ish-komandantin e Gardës së Republikës, Ndrea Prendi dhe dënimin me 3 vjet burgim për ish-gardistin Agim Llupo. Ndërkohë, shoferi i ish-komandantit, Margarit Kume u shpall i pafajshëm. Për 21 Janarin prokuroria humbi nga njëra shkallë e gjyqësorit në tjetrën, ndërsa humbja e sotme shënon mbylljen përfundimtare në sistemin gjyqësor të kësaj çështjeje të rëndë kriminale dhe me prapavijë politike./ Top Channel

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …