Gjykata e Pejës ngrit akuzë ndaj 14 serbëve për krime lufte

Gjykata Themelore e Pejës ka ngritur aktakuzë ndaj 14 serbëve të Klinës, tek të cilët ekziston dyshimi se kanë kryer krime të rënda gjatë luftës së vitit 1999. Ndaj këtyre serbëve është lëshuar fletë-arrest, i cili i është përcjellë secilit stacion policor në Kosovë, përfshirë edhe pikat kufitare dhe Aeroportin e Prishtinës. Siç raportojnë mediet serbe, Gjykata e Pejës e mori një vendim të tillë në bashkërendim me Prokurorinë Speciale për Krime të Luftës në Kosovë. Akuza i ngarkon serbët nga Klina dhe Peja për përfshirje në krime lufte ndaj civilëve shqiptarë. Mësohet se një numër i të akuzuarve ndodhen jashtë Kosovës, ndërsa disa të tjerëve nuk u dihet vend-ndodhja.

Kontrolloni gjithashtu

Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave

Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …