Gjykata e Posaçme e Apelit e ka rrëzuar kërkesën e ish-kryetarit të PD-së, Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi për ndryshim të masës së sigurisë nga “Arrest në shtëpi”. SPAK ka paraqitur rezultatet e hetimeve të reja në një seancë, por për avokatin Genc Gjokutaj, Prokuroria nuk kishte kryer veprime hetimore të reja. Berisha dhe Malltezi janë nën hetim nga SPAK për dyshime të korrupsionit në procedurat e privatizimit të ish-kompleksit Partizani. Ata kanë mohuar akuzat, duke e quajtur hetimin si një përpjekje politike dhe duke mbrojtur legjitimitetin e veprimeve të tyre në këtë procedurë.
Kontrolloni gjithashtu
Time Kadrijaj me aksion simbolik në Kuvend
Në seancën e Kuvendit të Kosovës për buxhetin e vitit 2025, deputetja e Aleancës për …