Gjykata e Posaçme, në Shqipëri, ka rrëzuar kërkesën e bërë nga deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi lidhur me heqjen e sekuestros të provave që i Prokuroria e Posaçme ia ka sekuestruar. Kërkesa u shqyrtua nga gjyqtari Erion Çela, e bazuar në nenin 222 të Kodit të Procedurës Penale, që bën fjalë për përgjimet telefonike. Burime nga SPAK dhe GJKKO, nuk konfirmojnë për çfarë bën fjalë objekti i kërkesës. Zonja Kryemadhi u përfaqësua nga avokati i saj ndërsa SPAK nga prokurori Sotir Kllapi i cili heton çështjen e lobimit të LSI-së në Amerikë. Pak javë më parë, u raportua se u kryen kontrolle në zyrat e Partisë së Lirisë ku sekuestruan prova materiale. Në një reagim për mediat, GJKKO deklaroi se nuk mund të japë detaje.
