Lulzim Basha

Gjykata e Shkallës së Parë, në Tiranë ka pezulluar procesin në lidhje me regjistrimin e statutit të dy shtatorit të Lulzim Bashës në PD

Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka vendosur pezullimin për procesin në lidhje me regjistrimin e statutit të dy shtatorit të Lulzim Bashës në Partinë Demokratike, duke pranuar kërkesën e deputetëve  të drejtuar nga Gazmend Bardhi. Pezullimin e gjykimit të çështjeve civile me numër regjistri 1055,  datë 04/09/2023, me kërkures Partia Demokratike e Shqipërisë, përfaqëse snga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Pala tjetër, Partia Demokratike e Shqipërisë, përfaqësuar nga Komisioni i Rithemelimit dhe Partia Demokratike e Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli Kombëtar, me objekt, pasqyrimin e statutit të Partisë Demokratike, në Kuvendin Kombëtar, 02/09/2023, deri në vendim të formës së prerë”,thuhej në vendimin e marrë nga gjykata. Përfaqësuesit e Bashës kanë kërkuar po ashtu shpalljen e falsifikimit të dokumenteve që lidhen me mbledhjen e Këshillit Kombëtar të 27 korrikut, të thirrur nga Gazmend Bardhi. Nga ana tjetër pala e Bardhit dhe Berishës kanë deklaruar se kjo kërkesë është objekt i një çështje tjetër gjyqësore. Gjykata e ka rrëzuar këtë kërkesë për shkak se është objekt në një tjetër gjykim. Palë në këtë proces është edhe Rithemelimi i drejtuar nga Sali Berisha. Po në të njëjtën kohë, avokatët përfaqësues të grupimit të Bardhit dhe ata të Rithemelimit kërkuan pezullimin e kësaj çështje deri në marrjen e një vendimi të Gjykatës së Lartë për padinë e bërë në marsin e këtij viti.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …