Gjykata e Shkodrës bie dakord me Policinë kundër terrorizmit se prokuroria nuk ka bërë detyrën dhe nuk ka hetuar ceremoninë përkujtimore për ushtarët serbo-malazezë të mbajtur në fshatin Gajtan. Për këtë arsye, gjyqtarja pranoi kërkesën e rrallë të Policisë së Shtetit, që u përplas gjatë marsit me Prokurorinë, pas një aktiviteti të denoncuar në emisionin e gazetarit Marin Mema, një ceremoni për të cilën antiterrori thotë se kryqi është vendosur pa lejen e bashkisë. Por diçka e tillë është bërë me qëllimin për të provokuar këmbëngul antiterrori, ndaj gjykata urdhëroi prokurorinë të kryejë veprime hetimore për të zbardhur dyshimet se gjatë ceremonisë është nxitur urrejtja etnike. Antiterrori kërkon hetimin e shoqatës që organizoi kryqin në përkujtim të ushtarëve të vrarë gjatë 1912-1913-ës, të cilët në këtë aktivitet u konsideruan nga pushtues, në çlirues të Shkodrës. Në detyrat që gjykata i ka lënë prokurorisë, është identifikimi i pjesëmarrësve në ceremoni dhe pyetja e tyre përfshi saktësimin e rolit të shtetasve të huaj. (TCH)
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …