Gjykata e Spanjës ka shpallur fletë arrest evropian për liderin e përmbysur të Katalonjës

Gjykata e Spanjës ka shpallur fletë arrest evropian për liderin e përmbysur të Katalonjës

Gjykata e Spanjës ka shpallur fletë arrest evropian për liderin e përmbysur të Katalonjës, Karles Puigdemont, ka deklaruar mbrëmë vonë avokati i tij, Paul Bekaert për rrjetin VTR në Belgjikë. Ai ka shtuar më tutje se pret që shumë shpejt autoritetet spanjolle do ta dërgojnë kërkesën për ekstradim te prokurorët në Bruksel. Avokati, Paul Bekaert ka paralajmëruar se klienti i tij, Karles Puigdemont  do të mbetet në Bruksel dhe do të ankohet ndaj çfarëdo lëvizjeje për ekstradim. Prokurorët spanjollë kanë paraqitur flet arrest për zotin Puigdemont dhe katër pjesëtarë të qeverisë së tij të shkarkuar. Të gjithë këta nuk janë paraqitur dje në një gjykatë në Madrid, lidhur me akuza për rebelim, nxitje të revoltës dhe keqpërdorim të fondeve publike, për rolin e tyre në referendumin e kontestuar për pavarësi të këtij rajoni autonom, më 1 tetor.

Kontrolloni gjithashtu

Në mesin ambasadorëve që pritet të shkarkohen nga Qeveria Kurti është edhe veprimtari, Nait Hasani, ambasador në Shqipëri

Nait Hasani: Kryesuesi i seancës shkel procedurat, raporti duhet të votohet

Deputeti i PDK, Nait Hasani, ka kritikuar mënyrën e udhëheqjes së seancës konstituive të Kuvendit …