Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi masën “arrest me burg” për luftëtarin e lirisë së Kosovës, Dritan Goxhaj

Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi masën “arrest me burg” për luftëtarin e lirisë së Kosovës, Dritan Goxhaj

Gjykata e Tiranës ka lënë  në fuqi masën “arrest me burg” për Dritan Goxhajn, për të cilin kërkohet  ekstradimi në Hagë, në një proces i cili iu ka kërkuar Shqipërisë që ta mbikëqyrë, Gjykata Speciale. Fletë arrestimi nga një gjyqtar i vetëm u lëshua për Goxhajn, për shkak të një postimi datë 1 janar 2023, nëpërmjet të cilit dyshohet se zbuloi informacion të mbrojtur jo publik për dëshmitarët. Shkrimi që përmendet në dosje u publikua në llogarinë e “Facebook” me adresë Dritan Goxhaj dhe më tej artikulli u botua dhe te një agjenci lajmesh. Informacioni që u zbulua përfshin emra, të dhëna personale dhe vendbanimin e dëshmitarëve të supozuar në proceset e dhomave të specializuar. Një paralajmërim i Goxhajt se do të zbuloheshin të dhënat personale të dëshmitarëve dhe rrethana se ai mban përgjegjësi penale, përfshihen mes shkaqeve se përse iu kërkua Shqipërisë ta arrestojë. Pasi gjykata e Tiranës la në fuqi masën e arrestit, avokati i Goxhajt këmbëngul refuzimin e ekstradimit.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …