Rexhep Selimi - Gjykate

Gjykata ende nuk vendos për rastin e përleshjes së deputetëve

Gjykata Themelore në Prishtinë as në seancën e sotme nuk ka marrë vendim për rastin e përleshjes fizike të deputetëve të Kuvendit të Kosovës, në vitin 2012. Të dyshuar në këtë rast janë deputetët e Vetëvendosjes, Rexhep Selimi si dhe kryetari, Visar Ymeri bashkë me vozitësin, Besfort Bujupi, ndërsa në cilësinë e të dëmtuarit është deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu. Pavarësisht se sot ishte paraparë shpallja e aktgjykimit, kryetari trupit gjykues, Vesel Ismajli, tha se është marrë vendim për rihapjen e rastit në shqyrtim, në mënyrë që të dëgjohet sërish eksperti i mjekësisë ligjore, Arsim Gërxhaliu. Sipas gjyqtarit, në ekspertizën e parë janë vërejtur “paqartësi”. Seanca e radhës do të mbahet me 20 prill.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …