Gjykata Themelore e Prishtinës mori vendim që të shpallë fajtëro dhe të dënojnë me burg katër aktivistë të Vetëvendosjes, të akuzuar për sulmin me mjet shpërthyes kundër ndërtesës së Kuvendit të Kosovës më 4 gusht 2016. Gjykata dënoi Atdhe Arifin 6 vite, Egzon Halitin 5 vite e 6 muaj, Frasher Krasniqin 8 vite dhe Adea Batushën 2 vite. Këtë vendim pjestarët e Vetëvendosjes e pritën me zemërim dhe disa prej tyre policët i nxorën detyrimisht nga salla. Menjëherë pas shpalljes së vendimit, në paraburgim janë kthyer Atdhe Arifi, Frashër Krasniqi dhe Egzon Haliti. Ndërsa Adea Batusha e cila është dënuar me 2 vite burg është lënë në arrest shtëpiak.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …