Gjykata Komerciale përmes aktgjykimit ka obliguar Qeverinë e Kosovës, përkatësisht Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) që t’ia paguaj mbi 1 milion euro paditësit të saj, KPU “Inspect”. Betimi në Drejtësi njofton se aktgjykimi i Komerciales, është marrë më 2 maj 2023, jashtë seancës, ndërsa shuma që do të kompensohet thuhet se është konstatuar dhe vërtetuar me ekspertizë financiare. “Sipas padisë, e paditura MTI më 30 gusht 2021, në mënyrë të kundërligjshme ka marrë vendim, me të cilin paditësit KPU “Inspect”, i është refuzuar dhënia e autorizimit për inspektimin e karburanteve të naftës. Komercialja konstaton se vendimi i MTI-së ishte i kundërligjshëm, i përbërë me shkelje të dispozitave procedurale dhe me vërtetim të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike” bën të ditur Betimi në Drejtësi.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …