Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar për Berishën arrest në shtëpi, ruajtjen e tij me punonjës policie dhe ndalimin e komunikimit me persona të tjerë përveç atyre të deklaruar që jetojnë me të në banesë. Kjo kërkesë nga SPAK-u erdhi pasi shumë herë ish-kryeministri i Shqipërisë nuk zbatoi vendimin e Gjykatës, të detyrimit me paraqitje para policisë gjyqësore. Berisha ka pretenduar se kërkesa e SPAK ishte bërë në kundërshtim me Kushtetutën pasi kërkesa nuk ishte aprovuar nga Parlamenti për t’i hequr atij imunitetin. Prokurorët që po hetojnë Berishën për korrupsion pasiv në aferën “Partizani” kërkojnë që ish-kryeministri të ruhet edhe me polic në derën e shtëpisë e të ketë kontakt vetëm me personat që jetojnë me të në të njëjtën banesë. Nën hetim dhe në masë arresti shtëpie për privatizimin e Partizanit është dhe dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi i cili ndërtoi kulla mbi territorin e kompleksit sportiv.
