Gjykata Kushtetuese vendos që edhe Konventa për Personat me Aftësi të Kufizuara bëhet e obligueshme për Kosovën

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur që ta shpallë të pavlefshëm Ligjin për Këshillin Prokurorial të vendit

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur që ta shpallë të pavlefshëm Ligjin për Këshillin Prokurorial të vendit pas kërkesës për vlerësim të kushtetutshmërisë nga deputetët e PDK-së dhe të LDK-së.  Gjykata ka konstatuar se disa nene të këtij ligji nuk janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Sipas vendimit të Kushtetueses, ligji bie ndesh me nenet e Kushtetutës për Formën e Qeverisjes dhe Ndarjen e Pushtetit, Kompetencat e Kuvendit, Rolin e Avokatit të Popullit, Barazinë para Ligjit, e nenin për Këshillin Prokurorial. Ligji për Këshillin Prokurorial të Kosovës është miratuar në Kuvend në lexim të parë dhe në lexim të dytë. Për kanë votuar deputetët e mazhorancës, ndërsa nga opozita e kanë kundërshtuar ashpër. Edhe Këshilli Prokurorial i Kosovës është deklaruar kundër këtij ligji pasi sipas tyre, e cenon rëndë pavarësinë e këtij organi kushtetues.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …