Gjykata Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese e Kosovës: Masat që ka marrë Qeveria lidhur me kufizimin e lirisë së lëvizjes janë antikushtetuese

Gjykata Kushtetuese e Kosovës i ka vlerësuar anti-kushtetuese masat që ka marrë  Qeveria në detyrë lidhur me kufizimin e lirisë së lëvizjes, si masë mbrojtëse ndaj përhapjes së kornavirusit. Gjykata, përmes një komunikate, ka njoftuar se vendimi nuk është në përputhje me Kushtetutën dhe si afat për shfuqizimin e këtij vendimi ka lënë datën 13 prill. Presidenti i vendit Hashim Thaçi, kishte kërkuar nga Gjykata Kushtetuese interpretim të vendimit të Qeverisë, vetëm një ditë më vonë. Si çështje paraprake, Gjykata në këtë Aktgjykim sqaroi se nuk është roli i saj që të vlerësoj se a janë adekuate dhe të duhura masat e ndërmarra nga Qeveria për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19. Për më tepër, Gjykata vë në pah se nevoja për të ndërmarrë masa dhe domosdoshmëria e tyre nuk është kontestuar nga asnjë palë në këtë rast.  Gjithsesi, lidhur me mos-pajtimin e palëve në kontest, Presidentit dhe Qeverisë, rreth kuptimit të termeve kushtetuese “kufizim” dhe “shmangie” që figurojnë në nenet 55 dhe 56 të Kushtetutës, Gjykata qartësoi se “kufizimi” i të drejtave dhe lirive të njeriut mund të bëhet “vetëm me ligj” të Kuvendit, por kjo nuk do të thotë që “kufizimi” i të drejtave, mund të bëhet vetëm përmes dhe pas shpalljes së Gjendjes së Jashtëzakonshme.

Kontrolloni gjithashtu

Ministritë përkatëse të Kosovës dhe Shqipërisë kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural e Kosovës dhe Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit …