Pas më shumë se tre muajsh, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka marrë vendim lidhur me çështjen e rritjes së pagave për kabinetin qeveritar nga ana e kryeministrit Ramush Haradinaj. Pas shqyrtimit të ankesës së bërë nga deputetë e Lëvizjes Vetëvendosje, Kushtetuesja ka marrë e vendim, në të cilin saktëson se ngritja e pagave nuk është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës. Gjykata Kushtetuese e deklaroi kërkesën të pranueshme për shqyrtim pasi konstatoi se çështjet e ngritura në kërkesë janë të kompleksitetit të tillë, sa që përcaktimi i tyre duhet të varet nga shqyrtimi i meritave dhe se kërkesa nuk mund të konsiderohet si qartazi e pabazuar brenda kuptimit të Rregullores. “Pas shqyrtimit të pretendimeve dhe të argumenteve të parashtruesve të kërkesës, Gjykata Kushtetuese theksoi: nuk është dëshmuar se vendimi për rritjen e pagave përbën çështje të nivelit kushtetues; bazuar në argumentet e paraqitura, nuk rezulton se Kuvendit i është cenuar apo pamundësuar ushtrimi i kompetencave të tij kushtetuese për miratimin dhe zbatimin e buxhetit shtetëror, thuhet mes tjerash në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Kontrolloni gjithashtu
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump. …