Gjykata Kushtetuese e Republikë së Kosovës ka nxjerrë vendim lidhur me kërkesën e kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca dhe 40 deputetëve të Kuvendit për vlerësimin e kushtetutshmërisë së amendamenteve kushtetuese që lidhen me Vettingun, me qëllim që ato para se të shkojnë në Kuvend për miratim, të konstatohet nëse i pakësojnë të drejtat dhe liritë e garantuara me Kapitullin II për “Të Drejtat dhe Liritë Themelore” të Kushtetutës. Gjykata Kushtetuese ka njoftuar sot se njëzëri, ka vendosur që të deklarojë kërkesën e pranueshme, dhe ka konstatuar me gjashtë vota për dhe dy vota kundër, që amendamenti i propozuar kushtetues nr.29, përmes të cilit propozohet kontrolli kalimtar, i përkohshëm i integritetit të anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, anëtarëve të Këshillit Prokurorial të Kosovës, kryetarëve të të gjitha gjykatave dhe të gjithë kryeprokurorëve, si dhe kandidatëve për këto pozita nga Autoriteti për Kontrollin e Integritetit, Autoriteti, nuk pakëson të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me Kapitullin II të Kushtetutës.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …