Gjykata Kushtetuese e Serbisë ka refuzuar ankesën e Safet Demirit nga Medvegja për kthimin e adresës së tij

Gjykata Kushtetuese e Serbisë ka refuzuar ankesën e Safet Demirit nga Medvegja për kthimin e adresës së tij. Kështu ka njoftuar kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu, duke shtuar se institucioni më i lartë i Drejtësisë në Serbi e legalizoi pasivizimin e adresave. Lutfiu shtoi se ky vendim i Gjykatës Kushtetuese të Serbisë, hap rrugën për trajtimin e rastit në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg. Edhe Gjykata Kushtetuese ka refuzuar ankesën e Safet Demirit nga Medvegja për kthimin e adresës, që do të thotë edhe institucioni më i lartë i Drejtësisë në Serbi e legalizoi pasivizimin e adresave. Safetit i është hapur rruga për në Strasburg dhe ai do ta ndjekë atë. Ky spastrim etnik duhet të ketë verdikt ndërkombëtar, prandaj i ofroj mbështetjen time të plotë Safet Demirit”, thuhet në njoftimin e Lutfiu.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë. …