Gjykata Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Nismës Socialdemokrate për mos numërimin e votave të ardhura nga jashtë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese i cili i jep drejtë kërkesës së Nismës për mos numërimin e votave të ardhura nga jashtë pas afatit të përcaktuar nga KQZ. Limaj ka thënë se “aktgjykimi i sotëm kthen ligjshmërinë, forcon demokracinë tonë dhe përfundimisht ndalon abuzimin në emër të ligjit dhe po ashtu atyre që abuzojnë në emër të drejtës për votë”. “NISMA ankohet vetëm atëherë kur është e bindur se ka pasur shkelje të ligjit, prandaj të gjitha ankesat tona të përgatitura profesionalisht me të gjetura faktike janë pranuar duke na dhënë të drejtën në shkallë të ndryshme në gjykata dhe deri të vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese”, thuhet ndër të tjera në postimin e Limajt. Ai ka thënë se me gjithë përpjekjet për padrejtësi dhe vonesës së këtij atkgjykimi ndjehet mirë, sepse është lehtësim emocional dhe i jep siguri juridike kur fiton e drejta për të cilën ai thotë se luftuan të gjithë anëtarët e Nismës. Në fund, Limaj ka uruar simpatizantët dhe anëtarët e këtij subjekti për vendimin e  Gjykatës Kushtetuese.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …