Blerim Isufaj

Gjykata Kushtetuese i ka hapur rrugët Blerim Isufajt për Kryeprokuror të Shtetit, pavarësisht mospëlqimit të Vjosa Osmanit

Gjykata Kushtetuese ka marrë vendimin lidhur me ankesën e Shqipdon Fazliut, duke sqaruar  se kjo kërkese nuk ka bazë. Shqipdon Fazliu kishte dorëzuar në kushtetuese kërkesën e tij, për vlerësim të kushtetutshmërisë së aktgjykimeve të Apelit e Supremes, patën vendosur që padia ishte e pas afati dhe këtë e ka konstatuar edhe Kushtetuesja. Ky proces gjyqësor ka bërë që, Vjosa Osmani të arsyetonte mosdekretimin e Isufajt, tash e një vit që nga zgjedhja si kryeprokuror. Në këtë rast, Kushtetuesja i ka hapur rrugët Blerim Isufajt për Kryeprokuror të Shtetit.

“Aktgjykimi i Gjykatës sqaron që në rrethanat e rastit konkret, para Gjykatës janë kontestuar vendimet e lartcekura të gjykatave të rregullta, të cilat kanë refuzuar si të pasafatshme padinë për inicimin e konfliktit administrativ të parashtruesit të kërkesës kundër vendimeve të Këshillit Prokurorial të Kosovës të 6 prillit të vitit 2022, lidhur me propozimin e kandidatit për Kryeprokuror të Shtetit të Republikës së Kosovës.” – thuhet në komunikatën e lëshuar nga Gjykata kushtetuese.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi njofton zyrtarisht: Vazhdimi i seancës konstituive më 23 prill 2025 nga ora 10:00

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar zyrtarisht se seanca konstituive do të vazhdojë, më 23 prill …