Gjykata Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese ka shpallur jokushtetuese dispozitat e Ligjit për Skema Pensionale të Financuara nga Shteti

Gjykata Kushtetuese ka shpallur jokushtetuese dispozitat e Ligjit për Skema Pensionale të Financuara nga Shteti dhe Udhëzimin Administrativ të Qeverisë të cilët kanë kufizuar të drejtën e qytetarëve për të përfituar nga kjo kategori pensionesh në dëshmi për 15 vjet pune. Kushtetuesja njofton se ka marrë një vendim në lidhje me një ligj rreth skemave pensionale, e që prek kontribute-dhënësit para vitit 1999, kur përfundoi lufta. Sipas Kushtetueses, vitet 90-të nuk duhet të llogariten si kohë për kontribut-dhënie në sistemin pensional, pasi atëbotë pothuajse të gjithë shqiptarët qenë larguar nga puna. Nëpërmjet këtij aktgjykimi, Kushtetuesja i dha fund trajtimit të privilegjuar të personave që vazhduan të punonin në sistemit e regjimit serb gjatë viteve 90-ta përkundër masave të ashpra e trajtimit diskriminues ndaj shqiptarëve. Nga tash e tutje, të gjithë qytetarëve të dëbuar nga puna do t’u njihen vitet 90-ta si kontribut në skemat pensionale. Gjykata Kushtetuese ka konstatuar si jokushtetuese nga paragrafet, që lidhen me përvojën e punës në kohëzgjatje për 15 vite para luftës. Në vendimin e saj, thuhet se bazuar në rrethanat historike dhe politike të viteve 90-ta, gjatë së cilës kohë të shumica e punësuarve u larguan nga puna si pasojë e ligjeve diskriminuese.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë mbahet mesha për Ditën e Pashkëve për besimtarët katolikë

Sot në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë, duke filluar në ora 11.00 mbahet mesha …