Gjykata Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese ka shpallur të pavlefshëm Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, po me të nuk pajtohet ministrja e Drejtësisë

Gjykata Kushtetuese ditë më parë e ka shpallur të pavlefshëm Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, pas kërkesës për vlerësim të kushtetutshmërisë së tij nga deputetët e PDK-së dhe LDK-së. Gjykata ka konstatuar se disa nene të këtij ligji nuk janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Sipas vendimit të Kushtetueses, ligji bie ndesh me nenet e Kushtetutës për Formën e Qeverisjes dhe Ndarjen e Pushtetit, Kompetencat e Kuvendit, Rolin e Avokatit të Popullit, Barazinë para Ligjit, e nenin për Këshillin Prokurorial. Pas këtij vendimi ka reaguar vet ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. Ajo ka thënë se problemi me njoftimin e Gjykatës Kushtetuese është se në njërën anë konfirmon koorporatizimin e Këshillit Prokurorial por në anën tjetër se nuk mund t’u ndërpritet mandati. Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj vlerëson se për shkak të joprofesionalizmit dhe joseriozitet të ministrisë së Drejtësisë për të argumentuar nevojën për Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës ka rezultuar edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese, e cila këtë ligj e shpalli të pavlefshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Aida Dërguti: Do të bashkëpunojmë me Qeverinë Haradinaj vetëm për ta mbrojtur interesin kombëtar

Aida Dërguti: Kryeministri duhet të kërkojë falje për sjelljen ndaj opozitës

Ish-deputetja Aida Dërguti, ka theksuar se Albin Kurti duhet të kërkojë falje për sjelljen e …