Gjykata Kushtetuese ende nuk i ka kthyer përgjigje presidentit Hashim Thaçi në kërkesën e tij për të sqaruar nëse marrëveshjet ndërkombëtare që nënshkruhen nga presidenti konsiderohen të ratifikuara ose nëse patjetër duhet të ratifikohen edhe nga Kuvendi. Madje, Kushtetuesja ka kërkuar sqarime shtesë nga Zyra e Presidentit. Afati i fundit për dorëzimin e këtyre sqarimeve është 24 dhjetori. Më 4 shtator presidenti i vendit, Hashim Thaçi, kishte kërkuar interpretim nga Gjykata Kushtetuese të Nenit 18 të Kushtetutës së Kosovës, specifikisht pjesës e cila ka të bëjë me ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare. Thaçi kishte kërkuar që Gjykata të sqaronte nëse konsiderohen të ratifikuara marrëveshjet ndërkombëtare që nënshkruhen nga presidenti, kështu pa pasur nevojë që ato të dërgohen në Kuvend për miratim me votat e dy të tretave (2/3) të deputetëve. Por gardiania e Kushtetutës ende nuk ka dhënë përgjigje në këtë kërkesë, madje ka kërkuar sqarime shtesë nga parashtruesi i kësaj kërkese.
Kontrolloni gjithashtu
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …