Edi Rama

Gjykata Kushtetuese më 18 janar pritet të shqyrtojë çështjen për shkarkimit të Ilir Metës nga posti i kryetarit të Shtetit

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, do të mblidhet më 18 janar në orë 10:00 për të shqyrtuar çështjen për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.  Në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese thuhet se “më 18 janar do shqyrtohet çështja me objekt “Për shkarkimin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë për shkelje të rënda të Kushtetutës”. Kuvendi miratoi në seancën e 9 shtatorit 2021 me 104 vota pro, 7 kundër dhe 3 abstenim kërkesën për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Në raportin përfundimtar të Kuvendit prej 96 faqesh, Komisioni Hetimor ka renditur shkeljet e rënda të Kushtetutës nga Meta.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …