Diplomatët perëndimorë po e
marrin gjithnjë e më shumë seriozisht mundësinë që Gjykata e Kushtetuese të
nxjerrë një vendim për shfuqizimin e Marrëveshjes së 25 gushtit për themelimin
e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Burime diplomatike bëjnë të ditur
se nëse Gjykata Kushtetuese e shpall si jo-kushtetuese ndonjë pjesë të Marrëveshjes,
atëherë ajo do të ri-negociohet në Bruksel. Por kjo nuk po flitet haptas pasi që
kjo do të shërbente si inkurajim për Gjykatën Kushtetuese që ta shpallë Marrëveshjen
mbi Asociacionin si anti-kushtetuese. Për më tepër, edhe diplomatë e analistë të
huaj pranojnë se pjesë të caktuara të Marrëveshjes mbi Asociacionin nuk duket të
jenë në përputhje me idenë e një shteti multi-etnik.
Kontrolloni gjithashtu
Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave
Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …