Gjyqtarja, Arta Vorpsi është betuar ditën e sotme si anëtare e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë. Një ditë pasi kryetari përfaqësues i opozitës në Shqipëri, Ilir Meta deklaroi se nuk do të organizonte një ceremoni betimi për kandidaten, Arta Vorpsin, ajo sipas ligjit ka injoruar institucionin e presidentit dhe ka bërë betimin para noteres, për t’ia nisur më pas kreut të shtetit me postë betimin e saj. Ndërkohë janë bërë të ditur edhe dy emrat e dërguara nga Kuvendi i Shqipërisë, Elsa Toska dhe Fiona Papajorgji si anëtare të Gjykatës Kushtetuese, vendime këto të cilat janë botuar ditën e sotme në Fletoren Zyrtare. Tashmë shkon në katër numri i anëtarëve të kësaj gjykate.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …