Gjykata Kushtetuese që një javë është jofunksionale pasi që Kuvendi ka dështuar t’i votojë tre gjyqtarët vendorë

Gjykata Kushtetuese që një javë është jofunksionale pasi që Kuvendi ka dështuar t’i votojë tre gjyqtarët vendorë

Gjykata Kushtetuese është jofunksionale që nga java e kaluar për shkak se Kuvendi ka dështuar t’i votojë brenda afatit tre gjyqtarët vendorë, të cilët do t’i zëvendësojnë ndërkombëtarët. Nga 9 gjyqtarë sa do të duhej të ishin, në Kushtetuese kanë mbetur vetëm katër – Arta Rama, Bekim Sejdiu, Gresa Caka dhe Selvete Gërxhaliu. Të martën mandati u ka skaduar edhe dy anëtarëve nga radhët e komuniteteve pakicë- Ivan Cukaloviq dhe Altay Suroy. Në vend të tyre janë zgjedhur Radomir Laban dhe Bajram Latifi, por të cilët nuk mund të nisin punën pa u dekretuar nga kryetari i shtetit. Sipas Kushtetutës, kuorumi në Kushtetuese nuk mund të bëhet pa shtatë anëtarë. Ndërkaq tre gjyqtarët shqiptarë, të cilët i zëvendësojnë tre të huajt që u ka skaduar mandati- nuk janë zgjedhur ende. Vonesat në finalizimin e këtij procesi kanë nxitur edhe reagimin e diplomatëve të huaj në Kosovës. Ata i kanë bërë thirrje politikës të mos ndërhyjë në organin më të lartë i cili është i thirrur për ta interpretuar Kushtetutën.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, është përballur me presion tështuar lidhur me çështjen e granteve

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, është përballur me presion tështuar lidhur me çështjen e granteve

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, është përballur me presion lidhur me çështjen e granteve, që …