Gjykata Kushtetuese me seli në Hagë, ka hedhur poshtë ankesat e fundit të Hashim Thaçit, i cili pretendon në shkelje të të drejtave të tij themelore. Sipas njoftimit të Gjykatës Speciale, një panel i gjykatësve, Vidar Stensland, Rumen Nenkov dhe Romina Inkuti, kanë shqyrtuar pretendimet e Thaçit që lidheshin me masat hetimore të posaçme, të vendosura gjatë paraburgimit në vitin e kaluar. Thaçi kishte argumentuar se këto masa kishin shkelur disa nenet e Kushtetutës së Kosovës dhe të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore, përfshirë të drejtën për privatësi dhe për një gjykim të drejtë. Paneli i Gjykatës Kushtetuese e ka vlerësuar se ankesa e Thaçit nuk ka arritur të demonstrojë shkelje të të drejtës së tij për privatësi, duke e shpallur referimin të papranueshëm në përputhje me rregullën 14të Rregullores së Punës në Hagë. Paneli i ka konsideruar të papranueshme edhe ankesat e tjera të Thaçit lidhur me të drejtën për avokat dhe të drejtën për t’u mbrojtur në heshtje.
Kontrolloni gjithashtu
Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka mbajtur pritjen solemne për festën e Krishtlindjes
Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka mbajtur pritjen solemne për festën e Krishtlindjes. Në fjalimin …