Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka vlerësuar punën e Gjykatës Kushtetuese në këto dekada që nga krijimi i saj, si një organ që ka qenë në mbështetje të Shqipërisë dhe çështjeve kombëtare të saj. Ai tha se Gjykata Kushtetuese është përballur me një sfidë të pazakonshme me vakuumin e plotë të traditës dhe para mijëra çështjesh të përmasave të ndryshme, duke qenë e detyruar të krijojë një praktikë të paanshme. Në aktivitetin e organizuar me rastin e 25-vjetorit të themelimit të Gjykatës Kushtetuese, Rama citoi rastin e vendimit të këtij organi në lidhje me kufirin detar me Greqinë. Gjykata Kushtetetuese në të shkuarën ka qenë e detyruar të merrej me vendime të rëndësishme dhe e vërteta është se ky organ është përpjekur të jetë i ekuilbuar. Nuk ndodh kot që kjo gjykatë të fitojë respektin e publikut, siç ndodhi me rastin e çështjes së vendimit për kufirin detar me Greqinë. Ajo u kthye në gjykatën e mbrojtjes së sovranitetit kushtetues e shtetëror të Shqipërisë.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …