leoni

Gjykata Supreme e Maqedonisë së Veriut merr vendim që ish-ushtari i UÇK-së, Tomor Morinën të mos e ekstradohet në Serbi

Gjykata Penale e Shkupit refuzoi ekstradimin në Serbi të ish-pjesëtarit të UÇK-së, Tomor Morina

Gjykata Penale e Shkupit ka dhënë mendimin lidhur me ish-pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Tomor Morina, në të cilin thuhet se ai nuk duhet të ekstradohet në Serbi. Gjykata konsideron se në rastin në fjalë nuk janë përmbushur kushtet për ekstradimin e Morinës, ndërsa mendimin, me gjithë dokumentacionin, përfshirë edhe kërkesën serbe, e ka dërguar për shqyrtim të mëtejmë në Gjykatën Supreme. Gjykata gjithashtu e ka lënë në fuqi masën e paraburgimit deri në përfundimin e gjithë procedurës. Morina, ishte arrestuar nga policia maqedonase më 24 korrik, bazuar në një fletë-arrest të Interpol-it, të lëshuar me kërkesë të Serbisë. Ish-pjesëtari i UÇK-së, që aktualisht gjendet në burgun e Shkupit, dyshohet nga ana e autoriteteve të Serbisë se para 20 vjetëve, ka kryer krime kundër serbëve në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Pleurat Sejdiu: Për katër pesë vjet rreth mbi 550 ekipe mjekësore janë larguar prej Kosovës

Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …