Gjykata Penale e Tiranës ka caktuar burg pa afat për pesë të arrestuarit e operacionit antidrogë ku u kapën 11 mijë e 300 doza ekstazi, me peshë 5 kilogram dhe me vlerë tregu mbi 400 mijë euro. Mithat Ramadani, Kalem Picari, Ambra Myftari, Daniel Avdija si dhe asamblist i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Besnik Mujeci do të hetohen në qelitë e tyre, në paraburgim. Pesë personat shfrytëzonin fluksin e sezonit për të transportuar lëndën narkotike përmes një linje autobusësh Prishtinë-Tiranë. Në momentin që ekstazia mbërrinte në Tiranë, ajo transportohej përmes makinave me qira, ndërsa fokusi ishte te shpërndarja në zonën e bregdetit. Trafikantët kërkonin paradhënie dhe lënie të automjeteve garanci për ekstazinë. Përveç sasisë së lëndës narkotike edhe një automjet e pesë aparatë celularë u sekuestruan.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …